Zemërim në Marsejë pas rikthimit të masave anti-covid me mbyllje baresh e restorantesh
Ndërsa numri i të infektuarve vijon të rritet në shumë shtete evropiane, autoritetet janë detyruar të rivendosin masa kufizuese në Britani por edhe në disa zona të Francës, të cilat nuk po mirëpriten nga bizneset në Marsejë.
Pronarët e bareve dhe restoranteve kanë shprehur hapur kundërshtitë pas vendimit për të mbyllur aktivitete të tilla, si një masë për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
“Po, ne jemi ndëshkuar padrejtësisht, stigmatizuar, gishti po drejtohet automatikisht në bare dhe restorante – ne jemi përgjegjës për rritjen e rasteve të COVID në Marsejë. Është e pakuptimtë. Si dhe pse jemi përgjegjës për këtë, kur bëjmë gjithçka që përputhet me rregullat? Dhe pavarësisht nga gjithçka, nuk është e mjaftueshme, dhe tani duhet të mbyllemi. Ne ishim tashmë të mbyllur për dy muaj e gjysmë”, tha Jean-Pierre Cotens, pronar bari.
Udhëheqësit civilë në Marsejë reaguan me zemërim ndaj mbylljes së bareve dhe restoranteve të qytetit, duke thënë se ata nuk ishin këshilluar me qeverinë franceze e cila urdhëroi masat për të kontrolluar rritjen e rasteve me COVID-19.
Ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran, urdhëroi që baret dhe restorantet në Marsejë të mbyllen, pasi vendosën qytetin në nivelin maksimal të alarmit për përhapjen e virusit. Politikanët vendas thanë se hapi nuk ishte në proporcion me rreziqet dhe do të shkatërronte ekonominë e tyre.
“Nuk ka asgjë në situatën e shëndetit publik që justifikon këtë veprim. Unë nuk do të lejoj që njerëzit e Marsejës të bëhen viktima të vendimeve politike që askush nuk i kupton,” shkroi ne Twitter kryetari i bashkisë së Marsejës, Michele Rubirola.
Duke iu përgjigjur kritikave, Veran tha se mbylljet e lokaleve ishin ndërmarrë për të mbrojtur qytetarët dhe se ai kishte njoftuar paraprakisht zyrtarët lokalë. Edhe pronarët e restoranteve në Paris kanë nisur të frikësohen pas mbylljes që nis në Marsejë. Të revoltuar janë edhe qytetarët në Madrid të Spanjës të cilët kundërshtojnë rivendosjen e masave kufizuese sipas të cilëve prekin rajonet më të varfra.
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat