Fshehu shkarkimin nga detyra, Gjykata e Posaçme hap çështje për Luan Dacin
Luan Dacit, gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit doli sot para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Gjykata në këtë seancë paraprake, ka pranuar kërkesën e prokurorisë për të kaluar çështjen për gjykim.
Gjyqtari i KPA ishte vetë i pranishëm në sallë, i shoqëruar dhe nga avokati, Jordan Daci, i cili e e konsideroi vendimin të padrejtë.
Jordan Daci shtoi se, nuk ka prova dhe vendimi është i pabazuar në ligj dhe për këtë arsye kërkoi pushimin e çështjes.
SPAK e akuzon Luan Dacin për falsifikim dokumentesh për shkak se ka fshehur shkarkimin nga detyra në vitin 1997 kur ishte anëtar i Gjykatës së Tiranës.
Sipas prokurorëve, Daci nuk ka deklaruar shkarkimin në momentin kur ka bërë aplikimin për të qenë pjesë e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Ndonëse Daci u shkarkuar nga KPA, Gjykata e Apelit ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit duke e rikthyer në detyrë. Aktualisht çështja e tij ka shkuar në Gjykatën e Lartë ku është kërkuar rekurs nga ana e Prokurorisë.
Lexoni gjithashtu:
Luan Daci paraqitet në SPAK, merret i pandehur për falsifikim dokumentesh
SPAK përfundon hetimet, Luan Daci i pandehur, pritet t’i komunikohet akuza
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur