Presidentja e KE-së mbërrin në samit, pritet nga kryeministri Rama

6 Dhjetor 2022 | 09:53

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen mbërriti në samitin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor që zhvillohet në Tiranë.

Von der Leyen u prit nga kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama.

Në këtë samit, do të jenë të pranishëm 27 liderë evropianë, shoqëruar nga delegacionet përkatëse.

Ndërkohë, krahas samitit, do të zhvillohet një protestë, e thirrur nga Partia Demokratike.

Kreu i kësaj force politike, Sali Berisha ka thënë se protesta do të mbahet në orën 12:00 para Kryeministrisë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka reaguar lidhur me qëndrimin e PD-së ndaj kërkesave të protestës qytetare. Ajo thekson se çdo petendim i aluduar...
20:33 | 24/06/2026

Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për herë të parë lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke theksuar se e drejta e...
20:11 | 24/06/2026

Në ditën e 25-të të protestës, rilexohen para Kryeministrisë kërkesat e protestuesve

Në ditën e 25-të të protestës, për të tretën herë radhazi u rilexuan kërkesat e protestuesve nga një prej pjesëmarrësve në tubim. Kujtojmë se këto...
19:50 | 24/06/2026