‘Historike’, Rama: Askush nuk e imagjinonte që samiti do mbahej në Tiranë

6 Dhjetor 2022 | 11:35

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar një ngjarje historike mbajtjen e samitit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, që aktualisht po zhvillohet në Tiranë.

Në një deklaratë për mediat, pas pritjes së 27 delegacioneve evropiane, Rama u shpreh se askush nuk e imagjonte që ky samit do të mbahej në Tiranë.

Ndër të tjera, Rama nënvizoi se Bashkimi Evropian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për Bashkimin Evropian.

“Është fantastike, është historike. Është diçka që edhe ata që kanë imagjinatën më të fortë, nuk e imagjonin që do të ndodhte dhe po ndodh në fakt, është diçka shumë e mirë. Është një shenjë e fortë e ndërgjegjësimit të Bashkimit Evropian dhe ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për Bashkimin Evropian. Kjo është shumë e rëndësishme”, theksoi Rama.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026