Zaev: BE gabim historik në mos hapjen e negociatave, jemi gati kurdo të vendosin për zgjerimin
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania këmbënguli se vendimi i Këshillit Europian për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një gabim historik jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por edhe për vetë BE-në. Zaev tha se e vetmja rrugë për Maqedoninë e Veriut është në BE dhe NATO, ndaj theksoi se vendi i tij do të bëjë gjithçka që të jetë gati kurdo herë BE të vendosë për zgjerimin.
Z. Kryeministër, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ishin shumë pa fat që nuk morën dot një ftesë për hapjen e negociatave. Tani i gjithë fokusi është në draftin/planin francez për zgjerimin, plan që u mbështet edhe nga kancelarja gjermane Merkel, e cila insistoi se nuk duhet t’i lënë mbas dore Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. A mendoni se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë kohë të mjaftueshme? A ka një kohë të përcaktuar për ta marrë ato që humbëm muajin e kaluar?
Këshilli Europian bëri me të vërtet një gabim historik, jo vetëm për ne, për Ballkanin perëndimor por edhe për vetë BE-në. Jam shumë i lumtur që ata po flasin dhe diskutojnë në lidhje me të. Tani duket se ata kanë përgatitur një dokument të ri për anëtarësimin. Shtetet anëtare e kanë për detyrë këtë; të krijojnë rregullore të reja dhe të diskutojnë mbi to, e kanë të nevojshme këtë gjë. Njëra linjë është kjo e reformimit të procesit të anëtarësimit dhe linja tjetër paralele është ajo e hapjes së negociatave për anëtarësim të vendeve tona. Këto procese nuk janë të varura nga njëra-tjetra. Ata mund të vendosin çfarë kushtesh të duan, ne mund t’i trajtojmë ato, por kjo nuk është e lidhur me datën e fillimit të negociatave me ne.
Z. Kryeministër, ju përmendët dy linja paralele, por një moment të caktuar ato duhet të takohen.
Jam dakord me këtë. Por ata duhet të marrin një vendim. Mund të rifreskoj memorien e të gjithëve; sa herë që Këshilli Europian vendos për hapjen e negociatave me një vend, nuk ndodh e gjitha në një ditë, ndonjëherë merr 3, 6 apo 7 muaj. Ne kemi nevojë për një vendim, metodologjia nëse e kanë ta nevojshme, mund të ndryshojë gjatë procesit, sepse hapja e negociatave nuk ndodh në një ditë. Për Serbinë dhe Malin e Zi e dimë se zgjati pothuaj një vit nga dhënia e datës dhe fillimit të negociatave në realitet. Ata mund të reformojnë veten, por duhet të jenë të drejtë me të gjitha vendet, t’i trajtojnë njësoj dhe gjithashtu duhet të ketë një datë përfundimi të përcaktuar.
Pikërisht. A prisni se do të ndodhë ndonjë gjë gjatë presidencës kroate?
Besoj se fillon me 1 janar. Besoj se kam qenë një nga personat më optimist në vendin tonë, madje edhe në rajon në lidhje me këtë, sepse kemi arsye të fuqishme. Ne kemi zhvilluar të gjitha reformat e kërkuara, Marrëveshjen e Bullgarisë, Marrëveshjen e Prespës, shoqëri gjithëpërfshirëse, vlerat europiane dhe tani duhet të jem një optimist i kujdesshëm. Ne kemi nevojë të punojmë në vazhdueshmërinë e reformave. Dhe në momentin që ata do të vendosin pozitivisht në lidhje me, ne do të jemi gati. Madje, edhe nëse BE- ja nuk do të ekzistonte, ne duhet të bëjmë më të mirën të transformojmë institucionet tona me reforma dhe të përmirësojmë standardin e jetesës së qytetarëve tanë. Ne duhet të jemi të fokusuar në të ardhmen tonë europiane, jo thjesht për t’u bërë vend anëtar, por për shkak të vlerave; dua që vlerat europiane të jenë të pranishme këtu, të bëhemi europianë, këtu në Maqedoni, Shqipëri, Serbi, Bosnje, në të gjithë rajonin.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 16:57 Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
- 16:12 Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
- 16:00 Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
- 15:41 Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura