Ambasada britanike reagon pas sulmit ndaj Berishës: Dhuna s’ka vend në demokraci

6 Dhjetor 2022 | 21:19

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u godit sot me grusht në fytyrë nga Gert Shehu, një 31- vjeçar i cili sipas mjekut që është marrë me kurimin e tij vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Ambasada britanike ka reaguar pas ngjarjes duke bërë të qartë se dhuna nuk ka vend në demokraci.

Në njoftim shprehej mbështetja e të drejtës për protesta paqësore, ndërsa goditjen ndaj kryedemokratit e cilësojnë si sulm ndaj fjalës së lirë.

Deklarata e plotë:

Dhuna nuk ka vend në demokraci. Mbretëria e Bashkuar do të mbështesë gjithmonë të drejtën për protestë paqësore. Sulmi ndaj Sali Berishës është një sulm i papranueshëm ndaj fjalës së lirë. Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria qëndrojnë krah për krah në mbështetjen tonë për demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026

Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq

Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën këtë të enjte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti...
18:48 | 04/06/2026