“Vërtetimi i mjekut nuk ka datë”, Berisha: Shehu është agjent i policisë kriminale

6 Dhjetor 2022 | 15:21

Sali Berisha deklaroi për mediat se personi që e sulmoi është një agjent i policisë kriminale.

Kreu i Partisë Demokratike i qëndron idesë se agresioni i ushtruar ndaj tij në protestën e 6 dhjetorit është i planifikuar nga Edi Rama.

“Gerti Shehu është agjent i policisë kriminale, kontingjent me minimale, siç futen me doza të vogla në rrethet e trafikantëve, me disa çrregullime, por fakti që zyra e Fugës, shpërndau me urgjencë këtë dokument shëndetësor për të dëshmon se gjithçka ishte e përgatitur,” – u shpreh Berisha.

Sipas kryedemokratit dokumenti nuk ka asnjë datë konkrete dhe nuk dëshmon asgjë përveç fatit se ishte i bërë gati për t’u përdorur.

Berisha shtoi gjithashtu se Gert Shehu ka rinovuar patentën në vitin 2022, gjë që nuk mund të ndodhte nëse do të vuante nga ato probleme mendore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre

Dy punonjës të Policisë së Shtetit janë arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi dyshohen për veprat penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione...
17:59 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në ‘X’ ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës. Rama shkruan...
17:45 | 16/07/2026

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar këtë të enjte në ambientet e Poliklinikës në qytetin e Shkodrës. Policia bën me dije...
17:09 | 16/07/2026