160 mësues me Covid, PD akuza qeverisë për menaxhimin e situatës

26 Shtator 2020 | 11:53

Partia Demokratike akuzoi të shtunën qeverinë se nuk ka marrë masat e duhura në menaxhimnin e procesit mësimor.

Nëpërmjet një dekalrate për mediat, ish-deputetja Albana Vokshi u shpreh se situata në shkollat e vendit është përkeqësuar pas 2 javëshit të parë ku nxënës dhe mësues janë infektua me Covid.

“Nga informacionet që disponojmë nga të gjitha shkollat e vendit, rreth 160 mësues dhe staf, si dhe mbi 100 nxënës janë të infektuar, por nuk është marrë asnjë masë për të ndërprerë zinxhirin e infektimit,” – u shpreh Vokshi.

Euronews Albania i është drejtuar me një kërkesë për informim ministrisë së Arsimit dhe asaj të Shëndetësisë në lidhje me numrin e të infektuarve në radhët e personelit pedagogjik apo dhe problematikat që u shfaqën javën e parë të vitit shkollor. Deri në momentin e botimit të këtij artikulli, që përkon me javën e dytë të vitit akademik, nuk mori përgjigje.

Në deklaratën e saj Vokshi tha se qeveria ka urdhëruar heshtjen për të tilla raste dhe nuk pranon të bëjë transparencë.

Sipas selisë blu, për qeverinë nuk është prioritar shëndeti i mësuesve dhe nxënësve.

Qëndrimi me orë të zgjatura dhe të papaguara nga mësuesit po i çon ata drejt demotivimit. Për qeverinë e Edi Ramës mësuesit dhe nxënësit nuk janë prioritet, prandaj janë lënë në mëshirë të fatit,” – u shpreh Vokshi.

Në mbyllje të deklaratës, ish-deputetja kërkoi nga drejtuesit e shkollave që mos t’u binden urdhrave të ekzekutivit që shkojnë në dëm të mësuesve dhe nxënësve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026