Hazard ‘braktis’ Belgjikën, sulmuesi 31-vjeçar njofton tërheqjen nga kombëtarja
Dështimi në edicionin e 22 të kupës së botës ka pasur pasoja tek skuadra e Belgjikës. Djajtë zhvilluan një performancë zhgënjyese, teksa u eleminuan në fazën e grupeve.
Kombëtarja belge ka publikuar në faqen zyrtare në Tëitter se Eden Hazard është tërhequr dhe nuk do të jetë më pjesë e skuadrës.
31-vjeçari ka debutuar në vitin 2008 me skuadrën e djajve ku ka zhvilluar 126 ndeshje dhe ka gjetur 33 herë rrugë ne rrjetës. Sulmuesi i Realit të Madridit ishte padyshim një nga yjet kryesorë të skuadrës, por forma jo e mirë në Spanjë u pasqyrua dhe në kombëtare.
Pavarësisht se ishte kapiteni dhe udhëheqësi i Belgjikës, në këtë ‘Katar 2022’, belgët u pozicionuan të tretët në grup me 4 pikë, ku mposhtën Kanadanë, barazuan me Kroacinë dhe humbën ndaj Marokut 0-2.
Arritja më e mirë e kombëtares së Belgjikës ishte ajo në botërorin e zhvilluar në Rusi në 20018-ën ku mbërritën deri në fazën gjysmëfinale ku u mposhtën nga Franca 1-0.
LEXONI GJITHASHTU
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, takohet me kryeministrin Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme