Tifozja: Erdhi sigurimi për të më shoqëruar, mendova se do më gjuanin tifozët serbë
Anila Mahalla, vajza e cila bëri shqiponjën në Katar, gjatë ndeshjes Serbi-Zvicër, deklaroi se forcat e sigurisë në stadium i kërkuan që të largohej nga zona ku kishte tifozë serbë, ose të jepte flamurin e Kosovës.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Mahalla u shpreh se nuk pranoi që ta jepte flamurin dhe vendosi që të largohej nga aty.
Ky ishte dhe momenti kur ajo bëri shqiponjën, teksa nënvizoi se për shkak të këtij veprimi, për një moment mendoi se mund të goditej nga tifozët serbë.
“Erdhi gjenerali dhe po më pyeste gjithë kohës, duhet të largohesh, duhet të largohesh. Ne duam të flasim me ty vetëm 5 minuta. Je duke krijuar situata acaruese në stadium, është për sigurinë tëndë nëse largohesh. Nëse nuk do të largohesh, atëherë duhet të na e japësh neve flamurin. Unë u them që flamurin nuk dua t’jua jap, nuk dua të largohem. Ata po insistonin që të më largonin, kishte shumë sigurim aty. Unë vendosa më në fund që të largohem sepse thanë duhet ta hedhësh flamurin ose të largohesh.
Unë pranova të ndryshoj vendin, por jo ta hedh flamurin. E pranuan sepse e kisha flamurin me vete, nuk e hodha, nuk ua dhashë atyre. Unë jam shqiptare, nëse nuk do shfaqja flamurin, do shfaqja duart. Ishte ai momenti kur vendosa të largohesha prej ulëses ku isha. Ishte një moment, kam pritur që dikush do vijë për të më sulmuar, që do më hedhë diçka, kanë qenë momente emocionuese, por nuk jam frikësuar aspak”, theksoi ajo.
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka reaguar në FIFA ndaj fyerjes së rëndë të trajnerit të Përfaqësueses së Serbisë dhe veprimeve raciste të tifozëve serbë në ndeshjen e Kupës së Botës, Zvicër – Serbi, e zhvilluar më 2 dhjetor.
Sipas FFK-së, shfaqja e sloganeve me mesazhe politike dhe raciste ndaj shqiptare u dëgjuan pothuajse gjatë tërë ndeshjes, që Zvicra e fitoi me rezultat 3:2.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar