“Serbia po synon ndarjen e Kosovës” ish-ministri komenton tensionet në veri
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj komentoi në Euronews Albania tensionet në veri të Kosovës.
Sipas tij Serbia është duke synuar ndarjen e Kosovës.
“Situata në veri të Kosovës është në një pikë më të ulët që ka qenë në këto 15 vite nga shpallja e pavarësisë,” – u shpreh Hoxhaj.
Deputeti i PDK-së tha se për stabilizimin e situatës duhet koordinim i plotë me partnerët europianë dhe ata ndërkombëtar.
“Duhet një politikë e zgjuar se si edhe të mbahen dhe të organizohen zgjedhje, edhe si të rikthehen policët aty ku kanë qenë para 5 nëntorit, edhe të rikthehen gjykatësit, edhe nuk mendoj që vetëm organizimi i zgjedhjeve i cili do të duhet të ndodhë, i cili duhet të jetë i pandalshëm, mund ta tejkalojë situatën në veri të vendit,” – u shpreh Hoxhaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, një viktimë dhe një i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut