Aleksandër Biberaj: Policia një organizatë kriminale, po largohen profesionistët

8 Dhjetor 2022 | 12:36

Funksionari i PD-së, Aleksandër Biberaj u shpreh në një intervistë për Euronews Albania Policia e Shtetit është një organizatë kriminale.

Ai nënvizoi se kryeministri Edi Rama ka ndërhyrë në punën e gjykatave, prokurorive dhe policisë.

Biberaj tha më tej se nga policia e shtetit po largohen profesionistë pasi ndihen të anashkaluar, ose e kanë të pamundur të punojnë në kushte të tilla.

“Unë personalisht kam një opinion pozitiv për z. Rrumbullaku. Nuk është se unë kam lidhje me strukturat e policisë. Aktualisht politika e kryeministrit Edi Rama ka ndërhyrë në prokurori gjykata, që duhet të jenë të pavaruara. Më vjen keq që policia e shtetit është sot një strukturë e organizuar kriminale. Unë njoh shumë profesionistë që largohen nga policia ose janë të anashkaluar”, u shpreh ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026