‘Të çlirojmë juglindjen’, Putin fajëson Kievin për sulmet ndaj infrastrukturës
Presidenca ruse deklaroi të enjten se i duhet ende të çlirojë lindjen dhe jugun e Ukrainës për shkak të sulmeve të forcave vendase, të cilat kanë bërë këto territore të cenueshme.
Presidenti Vladimir Putin pranoi se ushtria ruse po sulmon infrastrukturën energjetike të Ukrainës, por i cilësoi ato si një përgjigje ndaj goditjeve që pala ukrainase i ka bërë objektivave ruse.
“Ka pasur shumë zhurmë për sulmet tona ndaj infrastrukturës energjetike të fqinjit tonë. Po, ne po e sulmojmë. Por kush i nisi sulmet? Kush e sulmoi urën e Krimesë?” tha Putin.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit të paktën 10 persona mbetën të vrarë në qytetin Kurakove, në rajonin e Donjeckut. Sipas presidentit Volodymyr Zelensky, viktimat ishin të gjithë civilë.
Në një video të publikuar nga policia ukrainase shfaqen një grup agjentësh që tërheqin një trup të pajetë dhe pasojat e sulmit që kishte si objektiv një zonë të banuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve