“Tradita” e ekspozuar, emrat më të njohur të pikturës shqiptare në GAT

8 Dhjetor 2022 | 19:00

Kishit menduar ndonjëherë që në brendinë e një hapësire si ajo që të ofron Galeria e Artit të Tiranës të gjeni të ekspozuara disa prej punëve të emrave më në zë të piktorëve tradicionalë shqiptarë.

Nga Guri Madhi tek Sali Shijaku, Shaban Hysa e Lec Shkreli tek Buron Kaceli, Robert Përmeti e një sërë emrash të tjerë në një ekspozitë të përbashkët.

“Përmes ekspozitës ne përcjellim një mesazh që arti reziston, qëndron, zhvillohet, pasurohet vetëm duke u mbështetur brezi mbi supet e brezit tjetër”, thotë Robert Përmeti, piktor.

Përzgjedhja e punëve të ekspozuara duket se nuk ka qenë fort e lehtë, kur fjala është për artistë me një kontribut të madh.

“Temë delikate kjo, e kam thënë dhe një herë tjetër, ne jemi shqiptarë, mërzitemi kur na shajnë, gëzohemi kur na bëjnë kompliment, na mbetet hatri kur një fjalë nuk shkon ndaj edhe ne nuk i shpëtojmë dot kësaj”, shprehet Përmeti.

Kjo ekspozitë nuk do të jetë e fundit për Galerinë e Artit të Tiranës, që megjithëse në vitin e saj të parë të lindjes, është kthyer në një ndër hapësirat më dinamike të artit në kryeqytet.

“Sigurisht nga ky bashkëpunim i parë me këtë grupim artistësh, më vonë do të kemi një grupim tjetër që janë më modernë, realistë, që është ekspozita ”Muri”, që fillon menjëherë pas kësaj dhe do të kemi edhe një aktivitet tjetër që mendohet që do të jetë dinamike dhe e gjallë për artistët e rinj duke menduar se e mbyllim siparin e këtij viti duke thënë jo vetëm si drejtor, por si artist se kemi bërë më të mirën në këtë galeri”, Abaz Hado, drejtor i GAT.

Ekspozita ‘’Tradita’’ do të qëndrojë e hapur deri më 12 dhjetor, me dëshirën që të udhëtojë edhe në hapësira të tjera brenda dhe jashtë vendit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026