Spahiu hedh dyshimet e forta: Pse Ramiz Aliaj ka qenë pjesë e pazarit në vitet ’90

8 Dhjetor 2022 | 22:32

Juristi Kreshnik Spahiu thotë se ish-presidenti Ramiz Aliaj ka qenë pjesë e pazarit që solli ndryshimin e sistemit në vitet ’90.

Në emisionin Now në Euronews Albania, Spahiu u shpreh se mënyra se si u bë kapërcimi i sistemit në Shqipëri, pa gjakderdhje e vërteton më së miri se ka pasur një lloj marrëveshjeje dhe njerëzit e Ramiz Alisë kanë qenë pjesë e saj.

“Unë e them sot publikisht që Ramiz Aliaj ka qenë pjesë e pazarit të 8 dhjetorit dhe pluralizmit në Shqipëri. Nëse mendon njëri ndryshe, është  i gabuar. Si shpjegohet ndryshe që asnjë nuk u plagos apo u vra, ndonëse vinim nga një pushtet që të vriste për një fjalë. Pazari ishte i imponuar, nuk e besoj dot që Partia Komuniste ishte paqësore, por e lëshoi pushtetin në mënyrë paqësore dhe me marrëveshje”, tha Spahiu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve

Juristi dhe ish-deputeti, Enkelejd Alibeaj i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e qytetarëve...
21:17 | 02/06/2026