Pse u njoftua largimi i ambasadores Yuri Kim? Flet gazetari

9 Dhjetor 2022 | 11:00

Gazetari Lavrdim Lita deklaroi se njoftimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme për fillimin e procedurave për zëvëndësimin e ambasadores amerikane, Yuri Kim është diçka e pazakontë, që nuk ka ndodhur më parë në vendin tonë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Lita u shpreh se qeveria shqiptare, kohët e fundit ka pasur fërkime me ambasadën amerikane në Tiranë, për shkak të zgjedhjes së kreut të ri të SPAK-ut, por edhe çështje që kanë të bëjnë me korrupsionin.

“Qeveria shqiptare, kohët e fundit ka pak fërkime me ambasadën amerikane në Tiranë, për shkak të zgjedhjeve në SPAK dhe ndërhyrjeve të politikës në procedurën e zgjedhjes së lidershipit të ri dhe një sërë çështjesh të tjera që kanë të bëjnë me korrupsionin. Mandati i saj mbaron ditën që ajo largon nga Shqipëria dhe zëvendësohet me personin përgjegjës apo nga një dekret i presidentit të SHBA.

Mendoj që do të ketë një reagim shumë shpejt nga ambasada amerikane për të qartësuar këtë problem, një gjë e stisur. Kemi një vit e gjysmë që flasim për largimin e ambasadores Yuri Kim, e cila ka bërë shumë armiq në politikën shqiptare. Ajo quhet ambasadore sovjetike nga Sali Berisha, ajo është përmendur në biseda jo fort serioze nga ish-presidenti Meta dhe nga pasur reagime nga qeveria në një sërë rastesh ku ajo është trajtuar me animozitet”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026