Vrau 2 persona në 2020 për parcelat me kanabis, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër

9 Dhjetor 2022 | 16:35

Policia në Shkodër ka arrestuar 27-vjeçarin Daniel Pepaj për vrasje të dyfishtë me armë zjarri në viitin 2020.

27-vjeçari dyshohet se në fshatin Vrith në tetor të vitit 2020, ka vrarë me armë zjarri personat Vilson Çotaj dhe Klement Pepaj.

Për 27 vjeçarin me banim në fshatin Vrith,  Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ngjarja e rëndë në 2020:

Më 3 tetor të 2020, Vilson Çotaj u qëllua me disa plumba pas shpine në pjesën e brinjëve, kurse Klement Pepaj me një plumb pas koke.

Trupat u gjetën shumë pranë një parcele me kanabis në pronësi të Daniel Pepaj, e ndodhur në zonën e Kastratit në Malësinë e Madhe. 

Në parcelën në fjalë gjendeshin 30 rrënjë kanabis të kultivuara. Pikërisht kanabisi dyshohet se është bërë shkak për krimin pasi mes tyre kishte pasur debat gjatë ditëve të fundit për një sasi droge të vjedhur.

E pikërisht, në momentin e ngjarjes Danjel Pepaj i kishte thirrur dy të rinjtë, për tek vendi i parcelës për t’u kthyer sasinë e kanabisit që akuzohej se u kishte vjedhur atyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)

Juglindja e vendit është përfshirë nga një stuhi shiu mbrëmjen e së mërkurës, duke sjellë reshje të dendura dhe aktivitet të lartë elektrik në disa...
20:56 | 24/06/2026

Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e saj...
20:39 | 24/06/2026

Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka reaguar lidhur me qëndrimin e PD-së ndaj kërkesave të protestës qytetare. Ajo thekson se çdo petendim i aluduar...
20:33 | 24/06/2026