Protestë për mungesën e ndriçimit në Shkodër, banorët bllokojnë rrugën
Banorët e fshatit Hot i Ri në komunën Rrethina janë ngritur në protestë, duke bllokuar për afro 20 minuta rrugën që lidh Postribën me Shkodrën. Arsyeja kryesore e kësaj proteste, sipas banorëve është mungesa e ndriçimit në këtë rrugë në të cilën është investuar 7 vite më parë dhe ende nuk është marrë në dorëzim nga bashkia e Shkodrës .
Banorët u ulën në mes të rrugës në shenjë proteste duke bllokuar qarkullimin. Mungesa e ndriçimit dhe shpejtësia e madhe e lëvizjes së automjeteve sipas banorëve ka shkaktuar disa viktima ndër vite.
“Është realizuar 1 muaj ndriçimi i rrugës. Ka qenë një rrugë shumë e bukur. Që kur u fikën dritat kanë ndodhur shumë aksidente. Kërkojmë ndriçimin e rrugës”, shprehet njw prej protestuesve.
Banorët paralajmëruan përshkallëzim të protestave si dhe bllokim të mëtejshëm të rrugës nëse kërkesat e tyre nuk do merren parasysh.
Para 7 vitesh ky segment rrugor i u nënshtrua rikonstruksionit të plotë me ndriçim dhe me trotuare anësorë, ndërsa Bashkia Shkodër nuk e ka marrë në dorëzim këtë investim për shkak të problematikave të shfaqura.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta