Philips: Bashkëpunimi SHBA-Shqipëri të jetë mbi politikat e jo mbi personalitetet
Drejtori i Institutit për paqen në Universitetin Columbia, David Philips theksoi se Bashkëpunimi i SHBA-së me Shqipërinë duhet të jetë mbi politikat dhe jo mbi personalitetet.
I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, ai u tregua kritik ndaj autoriteteve amerikane duke thënë se duhet të japin llogari dhe të tregohen transparentë në lidhje me shpalljen ‘non grata’ të kreut të PD-së Sali Berisha.
“Institucionet demokratike krijojnë besueshmëri. Sistemi ynë i qeverisjes dhe i ekzekutivit duhet t’i përgjigjet parlamentit. Nëse SHBA nuk e kanë ndonjëherë përgjigjen ata ta japin me shkrim. SHBA e kanë kaluar autoritetin e tyre siç ka ndodhur në rastin e Berishës ku nuk kanë dhënë asnjë lloj justifikimi përse e dhanë këtë ‘non grata’.
Ata duhet të japin llogaridhënie. Kjo nuk është pjesë e një procesi demokratik. Jam i shqetësuar për zyrtarët e vendit tim sesa me procesin. Procesi duhet të jetë i hapur e transparentë. Bashkëpunimi i SHBA-së me Shqipërinë duhet të jetë mbi politikat dhe jo mbi personalitetet. Nëse fokusohet te politikat që rrisin përpjekjet për korrupsion dhe rrisin demokracinë, atëherë Shqipëria do të shërbehet shumë mirë”- theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shpallja ‘non grata’ e Berishës, Philips: Nuk u zbatuan parimet themelore të ligjit
- Philips: Puna për luftën kundër korrupsionit në Shqipëri duhet të vazhdojë
- Philips për Yuri Kim: Është minuar procesi, Ministria e Jashtme tregoi papjekuri
“Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
“Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 00:15 Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij