Shpallja ‘non grata’ e Berishës, Philips: Nuk u zbatuan parimet themelore të ligjit
Drejtori i Institutit për paqen në Universitetin Columbia, David Philips tha se ajo që kemi parë në Shqipëri gjatë rrugëtimit të ambasadores amerikane Yuri Kim, është shpallja ‘non grata’ e kreu të PD-së Sali Berisha.
I ftuat në emisionin “Review” në Euronews Albania, ai tha se çdo individë ka të drejtë të njihet me dosjen e tij dhe të drejtën për të apeluar.
Ai shtoi se në rastin e Berishës nuk u zbatua ligji që ai të përballet me akuzuesit e tyre.
“Çfarë kemi parë gjatë rrugëtimit të Kim është vendimi për Sali Berishën. Nëse një individ, qoftë Berisha apo dikush tjetër, ata duhet të kenë akses në dosjen e tyre. Të kenë të drejtën për të apeluar, të përballen me akuzuesit e tyre dhe ky është një parim themelor përsa i përket zbatimit të ligjit, por këto parime nuk u zbatuan.
Fakti që SHBA po lufton kundër korrupsionit, kjo duhet bërë në bashkëpunim me të gjitha qeveritë dhe duhet të jetë proces transparent bashkëpunues dhe pa surpriza. Luftimi i korrupsionit duhet të vazhdojë fortë dhe kushdo të jetë në krye duhet të vazhdojë procesin që ai të jetë transparent dhe t’i lejoj të gjithëve aksesin në dosjen e tyre dhe t’i lejojë të gjithëve të drejtën për apelim”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 13:17 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 12:58 Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje
- 12:44 “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset
- 12:23 Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore
- 12:14 Legjenda holandeze Van Bommel emërohet trajneri i ri i Belgjikës
- 11:57 U kapën në lokal me armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike. Në pranga 3 persona në Shkodër