Skamje dhe diskriminim, familje rome me 5 anëtarë në Durrës lutet për një strehë

11 Dhjetor 2022 | 16:34

Kjo është shtëpia e një familjeje rome në Durrës.

Ajo nuk plotëson as kushtet më minimale të jetesës për Fatjon Jasharin dhe 5 anëtarët e familjes së tij.

“Kemi kërkuar një çadër, se kjo dita-ditës po shembet”, thotë kryefamiljari.

Kryefamiljari mbledh mbeturina të riciklueshme për t’i siguruar familjarëve mbijetesën, sepse të ardhurat e fituara mjaftojnë vetëm për të mbajtur frymën gjallë.

“Shkoj te koshat e plehrave dhe mbledh bidona, kanaçe. Me këto e mbaj familjen unë, por nuk dalin, sepse jemi shumë persona. Edhe 2 sikur të ishim nuk ia dilet me 7 a 8 mijë lekë që marr unë”, tregon ai.

Nëna e tij thotë se ka kërkuar ndihmë në bashki, por, sipas saj, ky institucion bën dallim racor.

“Kam një vit rresht që shkoj te kryetarja dhe asnjëherë se kam takuar. Nuk më presin se më duket se ka dallim racial”, shprehet Yllka Vezi.

E moshuara thotë se kanë nevojë për dy gjëra.

“Të paktën të na gjejnë një dhomë, nuk duam asgjë tjetër. Janë gjynah, 3 fëmijë të vegjël. Të ndihmojnë ata, jo mua, se unë jam sot s’jam nesër. E dyta, bëra pensionin dhe nuk e marr, kam një vit. Duhet të shkosh në Tiranë të bësh dokumentet thotë doktori, po unë në Tiranë nuk shkoj dot”, thotë e moshuara.

Në Durrës janë të paktën 450 familje të komunitetit rom e egjiptian, që jetojnë në varfëri e kushte të mjerueshme.

Kjo gjendje përcillet edhe nga pabarazitë, diskriminimi, racizmi e segregimi, që siç u pa, ndodh edhe të hasen në institucionet që duhet t’i luftojnë ato.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026