Familja rome rrit vajzën me sindromën down në kushte minimale
Romët mbeten prej vitesh një ndër komunitetet më të varfra në Shqipëri.
Në ditën ndërkombëtare të tyre, Euronews Albania sjell historinë e familjes Kosturi, e cila jeton pa drita dhe ujë.
Një qiri dhe soba me dru është e vetmja zgjidhje e familjes Kosturi për të mbijetuar. Mbi 5 vite ata jetojnë pa drita.
“Që kur erdha nuse e re këtu nuk kishte drita. E ndjejmë veten skëterrë. Ka raste kur rrimë dhe pa zjarr dhe pa bukë”, tha Pranvera.
Kryefamiljari del për të kërkuar punë. Familja mbahet vetëm me rrobat e përdorura që shet Pranvera.
“Me rroba, me lecka. Kur kam lekë marr rroba, kur s’kam, më japin veresie. Herë-herë del buka, herë-herë jo. Vështirë është. Kërkova punë por s’kam shkollë. Me thonë po ke shkollë hajde, nëse nuk ke mos hajde”, tha ajo.
Dreka e tyre janë mollët, që piqen me drutë e dhëna nga komshinjtë.
Vajza, Silvana ka nevojë të rritet me kushte të veçanta pasi është me sindromën down. Ajo nuk ka mundësi të shkojë në shkollë çdo ditë.
“Me kërkon, me thotë mami dua atlete, rroba por nuk ia plotësoj dot, s’kemi”, tha Pranvera.
Kur e pyesim Silvanën se përse qan, ajo përgjigjet se qan pasi “do bukë”.
Në gjithë Shqipërinë janë rreth 20 mijë persona pjesë e komunitetit rom.
Mungesa e kushteve të jetesës, arsimimit dhe punësimit mbeten problematikat e tyre kryesore.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 17:35 Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit
- 17:35 Raporti i INSTAT: Aksidentet rrugore në rritje, 952 persona u lënduan në 6 muajt e parë të 2026
- 17:32 Shtohen alergjitë nga pickimet e insekteve, mjeku: Kujdes nga grerëza!
- 17:27 Netanyahu “sfidon” Mamdanin: Do të marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së, pavarësisht kërcënimeve
- 17:26 Marrëveshje me vlerë 302 mln dollarë për mbrojtjen, si do përdoret huaja e SHBA-ve
- 17:09 Shkeli ligjin zgjedhor në vitin 2022, Gjykata dënon ish-presidentin e Koresë së Jugut me 18 vite burg me kusht