Osmani pret të dërguarin e SHBA, Gabriel Escobar

12 Dhjetor 2022 | 14:54

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Mediat u lejuan të marrin pamje vetëm në fillim të takimit, derisa nga zyrtarë të presidencës u bë e ditur se nuk do të ketë deklarata për medie pas takimit.

Bashkë me Ecobar në Kosovë ka qenë e paraparë të vjen të hënën edhe këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, mirëpo, siç u raportua ai ka anuluar vizitën në Kosovë për arsye të infektimit me COVID 19.

Pas takimit me presidenten Osmani, Escobar do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026