‘Je i pashpresë’, Berisha-Ramës: Nuk do arrish kurrë të mposhtësh opozitën

12 Dhjetor 2022 | 18:36

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar sërish kryeministrin Edi Rama, në lidhje me sulmin që ndodhi ndaj tij, ku u godit nga një qytetar gjatë protestës së 6 dhjetorit.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha u shpreh se Rama mendoi se kjo mund të ishte rruga për të triumfuar mbi opozitën.

Sipas Berishës, Rama është i pashpresë dhe shtoi se nuk do të arrijë kurrë që ta mposhtë opozitën.

“Jam këtu për t’i thënë se je i pashpresë, se me asgjë nuk do të arrish kurrë të mposhtësh opozitën shqiptare. Jam këtu për t’i thënë se me aktin më korruptim, ke arritur të blesh dhe shesësh, deklarata, deputetë, kryetarë opozita e të tjerë me radhë, por ata kanë marrë fund, kanë shkuar dhe janë arkivuar siç do të arkivohesh dhe ti në kohët që vijnë. Edi Rama duke nxjerr në mes të rrugës një kriminel një informator të policisë kriminale, të përgatitur me ministrin e familjes që në kohëra të ndryshme ndajnë të njëjtën bashkëshorte.

Edi Rama mendoi se kjo është rruga për të triumfuar mbi opozitën. Por i them këtu se të gjithë kriminelët e Shqipërisë po ti mbledhësh, të gjithë vrasësit po ti fusësh në këtë  sallë, se të gjithë trafikantët, kurrë nuk do të mund të mposhtësh opozitën dhe popullin opozitar. Qytetarë dhe qytetare, unë kam marrë mijëra mesazhe nga ju. Në tërësi ato konvergojnë në përgjigjen që duhet ti japim Edi Ramës dhe unë ju garantoj se përgjigje tjetër përveç asaj që thoni ju, nuk kam imagjinuar dhe nuk mendoj. Një përgjigje të përbashkët, solemne kundër këtij armiku, i cili nuk ka normë morale, parim, kundër këtij burracaku, frikacaku që zgjedh një ditë të rëndësishme për shqiptarët për të kryer krimin, duke shprehur se ajo do të shërbente si maskë, mbulesë për të”, theksoi kryedemokrati.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026