Avenir Peka: Si po e shantazhon Serbia Kosovën dhe ndërkombëtarët

12 Dhjetor 2022 | 21:40

Ish zv.ministri i Brendshëm, Avenir Peka teksa ka komentuar tensionet në veri të Kosovës është shprehur se Serbia po përpiqet të shantazhojë ndërkombëtarët me veprimet që po bë.

I ftuar në emisionin ‘Now’ në Euronews Albania Peka ndër të tjera theksoi se Serbia po ndjekë politikën që në Kosovë të ketë stabilitet.

“Ka dy dimensione kjo krizë e tanishme, e para është vazhdimi i politikës së Serbisë që nga pavarësia e Kosovës për të pasur stabilitet në Kosovë. Në Mitrovicën e Veriut sikur dhe nje qen të shtypet nga makina, ata do të dalin e të vendosin barrikada. Të gjitha këto arsye që nxjerrin janë të stisura.

Elementi i parë është vazhdimi i asaj politike për të pasur një Kosovë të paqëndrueshme me institucione të dobëta. Elementi i dytë që e bën më të ashpër reagimin e Serbisë, lidhet me konjukturën botëror, por kam përshtypjen që lidhet me draftin nga BE. E shoh si një mjet presioni, si mjet shantazhit ndaj BE dhe faktorëve të tjerë”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve

Juristi dhe ish-deputeti, Enkelejd Alibeaj i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e qytetarëve...
21:17 | 02/06/2026