Okulisti: Rrezikohet shikimi nëse nuk trajtohet gripi i syrit

13 Dhjetor 2022 | 07:31

Gripi i syrit mund të sjellë shumë shqetësime, ndonëse jo gjithmonë e marrim seriozisht. Ky infeksion shkakton skuqje dhe lotim të syve, ndërsa mjekët thonë se ka pasur shtim të rasteve gjatë kësaj periudhe, teka edhe temperaturat janë ulur.

Tek fëmijët shfaqja e këtij infeksioni vjen edhe për shkak të virozave dhe jo gjithmonë prindërit e kuptojnë që në fillim se për çfarë bëhet fjalë.

Okulisti Rubin Topi tha në emisionin Good Morning Albanians në Euronews Albania se mostrajtimi si duhet i gripit të syve mund të çojë në humbjen e shikimit.

Ai tregoi 4-5 vjet më parë kjo sëmundje ka qenë shumë e përjhapur në vendin tonë sa u kthey gati në epidemi.

“Kam kuruar raste ekstreme, që nëse nuk do t’i nënshtroheshin një ndjekjeje të rreptë, mund të shkonte në humbje të shikimit. Nga prekja që ndodh te kornea, ose xhami i syrit, lë njolla në konrne, duke i humbur transparencës dhe personi invalidizohet. Kjo varet sa intensiv është infeksioni dhe nëse është mjekuar siç duhet, nëse pacienti nuk paraqitet tek okulisti por te mjeku i familjes”, shpjegoi mjeku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024