Aldo Bumçi paraqitet në SPAK për çështjen e Gërdecit

13 Dhjetor 2022 | 10:53

Aldo Bumçi është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK për çështjen e Gërdecit.

Mësohet se Bumçi do të pyetet si person që ka dijeni për ngjarjen e rëndë, pasi në 2008 ai ka mbajtur postin e ministrit të Drejtësisë.

Në muajin korrik, Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e kryetarit të Partisë Republikane Fatmir Mediu për të marrë në shqyrtim çështjen ndaj tij lidhur me tragjedinë e Gërdecit.

Mediu kundërshtonte vendimin e Gjykatës së lartë që la në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO për çështjen ‘Gërdeci’.

Në fund të vitit të shkuar Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e ish-ministrit të Mbrojtjes kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit që pranoi kërkesën e SPAK për rihapje të hetimeve për dosjen Gërdeci.

Çështja ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes u rihap pasi Zamira Durdaj, e cila humbi të birin në ngjarjen e Gërdecit, e kallëzoi atë në SPAK.

Fillimisht Shkalla e Parë e Gjykatës së Posaçme e rrëzoi kërkesën e SPAK-ut për ta rigjykuar Mediun, me argumentin se kanë kaluar të gjitha afatet ligjore për rishqyrtimin e çështjes dhe se nuk ka prova të reja.

Gjykata pati arsyetuar se mungesa e imunitetit të Mediut, sidomos pas vitit 2019, nuk e ka penguar prokurorinë të nisë procedurat.

Në shpërthimin e madh që ndodhi në fabrikën e demontimit në Gërdec, më 15 mars të 2008 humbën jetën 26 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026