Banorët e Porto Romanos: Të mbyllet fabrika e gazit, do përsëritet Gërdeci

29 Qershor 2022 | 21:32

Banorë të Porto Romanos kanë protestuar përpara fabrikës së gazit në Durrës. Frika e shpërthimit të gazit i ka bërë bashkë për të dytën herë në në një organizim paqësor.

Ata e shohin fabrikën si një minë me sahat, e cila mund të  përsërisë një tragjedi si ajo e Gërdecit.

“Unë jam i majtë, le ta dinë, por është puna për jetën e njerëzve. Ata që më dëgjojnë, më thonë e paska ngritur zërin filani. Kjo është fushë e minuar. Nëse do të plasë kjo, do vejë shpërthimi deri në Durrës. Duhet t’i vënë gishtin kokës po nuk kanë nxjerrë mësim nga Gërdeci”, thotë një banor i zonës.

“Kush ka vënë firmë këtu të mbajë përgjegjësi. Unë kam 30 vjet këtu, firma tani erdhi. Ajo më ka gjetur mua këtu, se kam gjetur unë. Është shumë e rrezikshme se mes banorëve nuk lejohet”, shprehet një tjetër.

Fëmijë, burra dhe gra kanë kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve ligjzbatuese për zhvendosjen e fabrikës.

Nëse autoritetet nuk marrin masa, ata do të përshkallëzojnë protestat.

Protesta mbështetej këtë herë edhe nga një grup të rinjsh të Forumit Rinor të Partisë Demokratike Durrës.

“Bashkë me banorët kemi vendosur të ngremë komisionin për Porto Romanon, që do të përbëhet nga banorët e zonës. Njëkohësisht do të dërgojmë dokumente zyrtare tek bashkia Durrës, tek Ministria e Mjedisit, tek Avokati i Popullit dhe Komisioneri i Diskriminimit. Do të vazhdojmë të përshkallëzojmë iniciativat tona deri kur të kemi zgjidhje”, thotë Artion Bajramaj – Kreu FRPD Durrës.

Dy javë më parë, në fabrikën e gazit në Porto Romano u regjistrua një shpërthim dhe u desh ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse për të neutralizuar flakët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026