Borrell: Plani franko-gjerman mbështetet nga të gjitha vendet e BE-së
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell deklaroi se të 27 vendet anëtarë të Bashkimit Evropian, mbështesin propozimin e Francës dhe Gjermanisë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Deklaratën, Borrell e dha ditën e djeshme në Bruksel, në konferencën për shtyp pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, shkruan Euronews Serbia.
Borrell shpreson se Beogradi dhe Prishtina do të angazhohen për de-përshkallëzimin e situatës dhe kthimin në dialog.
“Palët duhet të kthehen në dialog. Kjo është detyra që BE-ja ka marrë nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dhe unë si ndërmjetës. Kjo është e nevojshme për të dyja palët në rrugët evropiane. Pas incidenteve të verës dolëm me një propozim për dy liderë, e kemi përditësuar javët e fundit, pas marrëveshjes së fundit që arritëm për targat, që shpresonim të shmangnim tensionet.
Ne e kemi ofruar atë propozim dhe duhet ta paraqesim urgjentisht. Jam i lumtur që morëm mbështetjen e fortë të të gjithë ministrave për këtë nismë. Tani është një propozim i 27 vendeve të BE-së”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut