‘Veliaj qëndron më lart se Këlliçi’, Pëllumbi: Tirana po transformohet
Unë besoj që zoti Veliaj, edhe në aspektin e formimit politik, edhe të kulturës politike, por edhe të eksperiencës, qëndron më lart se sa zoti Këlliçi.”
Kështu u shpreh deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi në një intervistë për Euronews Albania, pyetur për kandidatët e PS-PD për Bashkinë e Tiranës.
Ndër të tjera, Pëllumbi nënvizoi se Tirana është transformuar nën drejtimin e Veliajt.
“Unë besoj që zoti Veliaj, edhe në aspektin e formimit politik, edhe të kulturës politike, por edhe të eksperiencës, qëndron më lart se sa zoti Këlliçi. Ky është mendimi im, ky është edhe opinioni që ka struktura jonë politike. Por sigurisht, do të jetë elektorati që do ta thotë. Nga krahu tjetër, ne duhet të gjykojmë se çfarë ka bërë njëri dhe çfarë ka bërë tjetri.
Zoti Veliaj ka një përvojë të gjatë në drejtimin e këtij qyteti, një qytet i cili, për hir të së vërtetës është transformuar, ka vazhduar transformime të vazhdueshme, duke pasur edhe vepra mjaft sinjifikative për të ardhmen e tij, por edhe ngjarje të rëndësishme sikurse ishte edhe viti, Tirana kryequteti evropian i Rinisë dhe Sportit, tregon rritjen e besimit të madh ndaj administratës lokale dhe figurave që drejtojnë këtë qytet. Kemi pasur organizime të rëndësishme, kemi pasur organizimin e Conference League, u organizua në mënyrë të shkëlqyer dhe Bashkia e Tiranës kishte një rol të rëndësishëm. Patëm edhe një ngjarje të rëndësishme që ishte konferenca e përbashkët e BE me vendet e Ballkanit Perëndimor”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta