Përplasje Rama-Yuri Kim për kreun e ri të SPAK-ut? Flet deputeti i PS-së

13 Dhjetor 2022 | 17:28

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi thotë se nuk ka një përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores amerikane, Yuri Kim në lidhje me zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut.

Në një intervistë për Euronews Albania, Pëllumbi u shpreh se me sistemin e ri të drejtësisë që është ndërtuar, drejtësia është e pavarur nga qeveria dhe politika.

Sipas tij, qeveria nuk ka ndikim në procesin e zgjedhjeve të brendshme në SPAK.

“Në këndvështrimin tim nuk besoj, për më tepër që me sistemin e ri të drejtësisë që ne kemi ndërtuar, sistemi i drejtësisë është krejtësisht i pavarur nga qeveria apo nga politika në përgjithësi, sidomos në procesin e zgjedhjeve të brendshme që ata bëjnë. Përsa kohë ne nuk kemi asnjë lloj ndikimi të drejtpërdrejtë në zgjedhjen e cilitdo prej drejtuesve të organeve të reja të drejtësisë, nuk shoh se pse duhet të pyesim nëse ka apo jo përplasje të kësaj natyre.

Në dijeninë time, nuk ka asnjë arsye pse qeveria shqiptare të ketë, unë nuk besoj, përplasje, sepse bëhet fjalë për përfaqësuesen më të lartë të SHBA-ve, partneri më i rëndësishëm politik dhe strategjik i Shqipërisë”, theksoi ai.

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim iu përgjigj diskutimit lidhur me mandatin e saj, duke theksuar se do të jetë ‘edhe ca më gjatë në Shqipëri’.

Në konferencën “Drejt ekselencës gjyqësore”, Kim u shpreh se shqiptarë po i ndiejnë rezultatet e reformës në drejtësi, por inkurajoi për më shumë.

Sipas ambasadores, me gjithë progresin e arritur, nuk është koha për të thënë ‘mjaft’ dhe për të pushuar, por për të punuar më shumë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023