Pas Eva Kaili, edhe 4 euro-deputetë pezullohen nga postet
Grupi socialist në Parlamentin Evropian ka kërkuar largimin e anëtarëve të ndryshëm të tij nga postet kyçe dhe çështjet legjislative, teksa skandali që përfshin disa euro-deputetë, mes të cilëve nënkryetaren Eva Kaili, vazhdon të zgjerohet duke dërguar drithërima në Bruksel.
Social-demokratët, formacioni i dytë politik më i madh, është ndodhur nën presion pasi Kaili u arrestua nën dyshimin për lobim ilegal në favor të një vendi të Gjirit Persik, që besohet të jetë Katari, vendi pritës i Kupës së Botës 2022.
Gjatë së martës, Kaili u shkarkua nga detyra e saj si një nga nënkryetaret e Parlamentit. Lëvizja pasoi një përditësim të hetimeve nga prokurori federal belg, që në një komunikatë për shtyp tha se sistemet IT të 10 parlamentarëve ishin bllokuar për të parandaluar fshirjen e të dhënave.
Në total, 20 lokacione janë bastisur nga policia që prej së premtes, që kanë çuar në sekuestrimin e rreth 1.5 milion eurove në formë kesh.
Krahas Kailit, edhe 3 persona të tjerë po mbahen në arrest dhe do të paraqiten në gjykatë ditën e mërkurë.
Ndërkohë, 4 euro-deputetë të tjerë janë tërhequr nga postet, ndërsa hetimi vazhdon. Ata janë:
Eurodeputeti belg Marc Tarabella, i pezulluar nga grupi social-demokrat;
Maria Arena, gjithashtu nga Belgjika dhe ish-kryetare e nënkomitetit për të drejtat e njeriut;
Andrea Cozzolino, euro-deputet italian i shkarkuar nga posti i koordinatorit të social-demokratëve;
dhe italiani tjetër Pietro Bartolo.
Vetëm muajin e kaluar, Tarabella mbajti një fjalim ku mbronte reformat e punës në kuadër të Kupës së Botës në Katar, duke përdorur argumente të ngjashme me ato të Kailit, gjatë së njëjtës seancë plenare.
Ndërsa në fillim të dhjetorit, Kaili, Bartolo dhe Tarabella votuan në favor të heqjes së vizave për Katarin dhe Kuvajtin.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk