‘Yuri Kim po korr atë që mbolli’, Koka: Vendosi raport preferencial me qeverinë
“Unë mendoj që zonja Kim po korr atë që ka mbjellur gjatë këtyre 3 viteve, duke vendosur një raport preferencial me qeverinë, me mazhorancën aktuale dhe duke goditur opozitën”.
Kështu u shpreh gazetari Bledian Koka në një intervistë për Euronews Albania, pyetur në lidhje me marrëdhëniet mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores amerikane, Yuri Kim.
Sipas tij, njoftimi i Ministrisë së Jashtme, ku thuhej se kishin nisur procedurat për zëvendësimin e diplomates së SHBA-ve, ishte një akt mafioz për llogari të kreut të qeverisë, Edi Rama.
“Unë mendoj që zonja Kim po korr atë që ka mbjellur gjatë këtyre 3 viteve, duke vendosur një raport preferencial me qeverinë, me mazhorancën aktuale dhe duke goditur opozitën. Është ky raport preferencial, ky raport i cili shpeshherë ka kaluar konteksin dhe suazin diplomatik në të cilën vepron një diplomat i nivelit të lartë, sidomos një diplomat i SHBA-ve në Shqipëri.
Ajo që ka ndodhur pak ditë më parë, ku Ministria e Jashtme e Shqipërisë në vend që të ngrinte shqetësimin dhe të merrej me faktin që në veriun e Kosovës, jemi në prag lufte, halli i kësaj ministrie ishte ka mbaruar apo nuk ka mbaruar mandati i Yuri Kim-it. Unë mendoj që ai ishte një akt mafioz shtetëror, i shpërdorimit të institucioneve shtetërore për llogari të interesave të kryeministrit Edi Rama”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 07:38 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet