‘Shantazh diplomatik’, Kreshnik Spahiu: Njoftimi i ministrisë për Kim-in, jo rastësi

14 Dhjetor 2022 | 18:47

Juristi Kreshnik Spahiu e konsideron një shantazh diplomatik, njoftimin e publikuar disa ditë më parë nga Ministria e Jashtme, ku thuhej se kishin nisur procedurat për zëvendësimin e ambasadores amerikane, Yuri Kim.

Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu u shpreh se njoftimi nuk ishte një rastësi.

Sipas tij, kjo u konfirmua nga vetë Yuri Kim, e cila tha se do të qëndrojë më gjatë në vendin tonë.

“Fatkeqësisht, Ministria e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, mori kompetencat e Departamentit amerikan të Shtetit, në kapërcim të kompetencave ligjore dhe në thyerje të etikës diplomatike. Ministria e Jashtme e Republikës së Shqipërisë u mor me afatet e mandatit të ambasadores amerikane. Ky ishte një skandal që nuk kishte ndodhur në kohën e Enver Hoxhës. Enver Hoxha u jepte drejtim ose i mbyllte fare marrëdhëniet diplomatike, por nuk thoshte, të merrej me emërimin dhe shkarkimin e ambasadorëve të huaj.

Koha tregoi që Ministria e Jashtme e Republikës së Shqipërisë nuk e bëri rastësisht këtë shantazh diplomatik. Së pari, Ministria e Jashtme e Republikës së Shqipërisë ka 90% të ambasadorëve shqiptarë, që i ka nëpër botë, që i ka në nomeklaturën e saj përtej afateve ligjore dhe proceduriale, të cilët kanë kaluar të gjithë afatin 3-vjeçar. Çuditërisht, Ministria e Jashtme socialiste në Shqipëri, nuk deklaron se kush janë ambasadorët shqiptarë që kanë mbaruar mandatin, por merret me ambasadoren amerikane, mandati i të cilit është kompetencë e DASH-it”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023