Gazetari zbulon përgjigjen e DASH-it: Çfarë më thanë për mandatin e Yuri Kim-it
Gazetari Bledian Koka i ka dërguar një kërkesë Departamentit amerikan të Shtetit (DASH), në lidhje me përplasjen e ambasadores së SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim dhe Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, e cila pak ditë më parë, njoftoi se kanë nisur procedurat për zëvendësimin e saj.
Në një intervistë për Euronews Albania, Koka u shpreh se përgjigja e DASH-it, ishte sa diplomatike, por edhe treguese, ku nënvizohej se ambasadorja është vullnet i SHBA-ve, pra askush nuk mund ta përcaktojë mandatin e saj.
“Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë me mandatin e zonjës Yuri Kim. Unë në fakt, i kam dërguar një kërkesë para pak ditësh Departamentit të Shtetit në lidhje me këtë përplasje. Përgjigja ka qenë sa diplomatike, por edhe treguese. Më shkruan Departamenti amerikan i Shtetit, që ambasadorja e SHBA-ve është vullneti dhe mëkëmbja e presidentit të SHBA-ve, pra askush nuk mund ta përcaktojë mandatin e saj.
Deklarata e zonjës Kim, nuk di se si do të shkojë fati i mandatit, është ajo beteja që po përflitet gjatë këtyre kohëve, për të treguar ose për t’i dërguar mesazh atyre që duhet të zgjedhin kreun e ri të SPAK-ut se kush është njeriu që e luan lojën politike”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
- ‘Yuri Kim po korr atë që mbolli’, Koka: Vendosi raport preferencial me qeverinë
- Bledian Koka: Ambasadorja Yuri Kim po ndërhyn te emrat e SPAK-ut
- “Ju them unë atë që ndodh”, Salianji rrëfen prapaskenat e përplasjes Rama-Kim
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë