Kreshnik Spahiu: Arrestimi i Sali Berishës do sjellë efekt domino
Juristi Kreshnik Spahiu deklaroi se nëse kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të arrestohet, kjo do të sjellë një efekt domino në politikën shqiptare.
Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu u shpreh se nëse Berisha bëhet i paprekshë, drejtësia mund të veprojë edhe mbi kryeministrin Edi Rama apo kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
“Unë po marr të mirëqenë atë që thotë Berisha dhe demokratët, që SPAK-u kontrollohet nga Rama. Nëse SPAK-u kontrollohet nga Rama, pse Rama nuk e lejon arrestimin e Berishës, gjë të cilën e kërkojnë amerikanët? Sepse në politikë ka efekt domino. Në të gjitha rastet kur drejtësia krijon një prakrikë gjyqësore dhe hetimore, për subjekte të cilat nuk ka pasur eksperienca të mëparshme, siç është rasti i hetimit të presidentëve apo kryeministrave, do të krijonte efektin domino, do të thyente një tabu.
Deri më sot, këto subjekte politike të pushtetit, të veshur me imunitet politik janë të paprekshëm, nëse Berisha do të bëhej i prekshëm nga drejtësia, atëherë në të ardhmen do të prekej çdokush. Mund të prekej Ilir Meta, Edi Rama, Fatos Nano, çdo subjekt i cili ka pasur këtë funksion në këto vitet e fundit të legjislacionit të ri penal”, theksoi ai.
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut