Meta konsideron Presidencën ”kështjellë të pamposhtur të lirisë dhe demokracisë”

30 Shtator 2020 | 08:14

Presidenti Ilir Meta shfrytëzoi shfaqjen e regjisorit Edmond Budina për të apeluar qytetarët që “të mos harrojnë së protestuari për të drejtat” pasi “protesta është qytetari”. Këtë apel ai e bëri pasi mundësoi shfaqjen e tij në mjediset e Presidencës, mjedise të cilat i konsideroi si “kështjellë të pamposhtur të lirisë dhe demokracisë”. 

“Bashkëndaj plotësisht të njëjtin qëndrim me artistin tonë të mirënjohur Edmond Budina se: Magjia e teatrit, qëndron edhe në atë, që gjithkush gjen shëmbëlltyrën e x-deliranti, pretendent – diktatori apo diktatori. Dhuna dhe prepotenca e pushtetit, pavarësisht ngjyrës, mbeten të patolerueshme, sado të përpiqesh t’i veshësh me petkun e ëndërrt të demokracisë. Të protestosht me art, kjo është forma, që unë kam zgjedhur,” – shkroi në Facebook, Meta teksa shpërndau një video nga momenti i fundit i shfaqjes “Profeti i Kokoshkave” të Budinës, e cila u interpretua mbrëmjen e së martës në mjediset e brendshme të Presidencës.

Muaj më parë, Budina, një nga udhëheqësit e organizimeve dhe protestave kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, këtë shfaqje kishte kërkuar ta mbante në truallin e ish-Teatrit, apel që nuk gjeti mbështetje nga qeveria apo Bashkia Tiranë.

Por së fundmi mbështetja i ka ardhur nga Presidenti, i cili tha se ishte “shumë i lumtur që këtë shfaqje të jashtëzakonshme, e lindur si shenjë proteste kundër shkatërrimit brutal dhe kriminal të Teatrit, mblodhi dhjetëra artistë, profesorë, diplomatë dhe politikanë e gazetarë në dyert e hapura të Presidencës”.

Meta e cilësoi Presidencën “kështjellë e pamposhtur e lirisë, të drejtave të njeriut dhe demokracisë, por dhe mbrojtjes së artit dhe trashëgimisë kulturore”.

Shfaqja e Budinës u mbajt në Presidencë me rastin e 29 shtatorit, Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore.

 

Lexoni gjithashtu:

Regjisori Budina i kërkon Ramës ta lejojë të mbajë shfaqje në truallin e Teatrit Kombëtar

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026