Berisha sulmon Veliajn: Ka shumëfishuar taksat, ka shpikur taksën e arsimit
Berisha takim me fituesit e Primareve për zgjedhjet e 14 majit ka sulmuar dhe kryetarin ne Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Në fjalën e tij ai tha se Veliaj për sipërmarrjen e tij private që ka me Edi Ramën, Arben Ahmetajn dhe Engjëll Agaçin, ka katërfishuar taksën e mbetjeve për biznesin e vogël.
“Ka dyfishuar taksën e çdo qytetari. Ka shpikur taksën e arsimit, në një kohë kur jo e majta, por edhe e djathta, e ka detyrim arsimin falas.
Shteti e ka detyrë të shkollojë fëmijët e qytetarëve. Kurse sipas këtij hajduti, shkollat duhet t’i ndërtojnë qytetarët. Me taksa ekstra. Taksë vetëm për arsimin, të cilat i vjedh dhe i shpërdoron në mënyrën më të tmerrshme. Ndërton një shkollë me kosto absolutisht nga 6 deri në 8 herë më të lartë sesa kostoja me të cilën ndërton shkolla PNUD-i i OKB-së në Tiranë, me paratë e donatorëve.”- theksoi Berisha.
Kreu i PD, nënvizoi se bashkitë po presin me padurim çlirimin nga kjo farë hajdutësh që nuk i ka parë toka.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta