Berisha: Anëtarësia e PS nuk ka më asnjë zë te qeveritarët e saj
Kreu i PD-së Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj PS duke thënë se në këtë parti mbizotëron krimi, bandat e ryshfeti.
Në një takim me fituesit e primareve që do të kandidojnë në zgjedhjet e 14 majit, Berisha theksoi se anëtarësia e PS nuk ka asnjë zë te qeveritarët e saj.
Sipas tij anëtarësia e Partisë Socialiste përfaqëson vetëm sektin e rilindjes
“Ndaj dhe ne jemi shumë krenarë me ju, me të gjithë ata që morën pjesë në garë, me të gjithë drejtuesit, anëtarët dhe simpatizantët që kompletuan këtë proces.
Ne dëshmuam para shqiptarëve përkushtimin e plotë për dinjitetin e tyre, për votën e tyre, për vullnetin e lirë. cNëse hidhet sytë në krahun tjetër, që mediat po e quajnë rëndom shpella, aty gëlon ryshfeti, gëlon peng marrja, aty përcaktojnë droga, krimi dhe bandat.
Anëtarësia e PS nuk ka asnjë thënie, asnjë zë te qeveritarët e saj. Ata nuk përfaqësojnë më anëtarësinë, ata përfaqësojnë vetëm sektin e rilindjes, që është një sekt fund e krye antishqiptar. cNjë sekt, një përzierje e klaneve të drogës, klaneve të krimit, e aferave të mëdha korruptive kombëtare dhe ndërkombëtare”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta