PD paralajmëron kallëzim në SPAK për inceneratorin e mbetjeve në Tiranë

30 Shtator 2020 | 09:25

Partia Demokratike paralajmëroi të mërkurën se shumë shpejt do të ngre kallëzim penal për procedurat e ndjekura në lidhje me koncesionin e impiantit të përpunimit dhe djegies së mbetjeve në Tiranë.

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata e njoftoi këtë përmes një postimi në Facebook.

Gjata theksoi se qeveria dhe Bashkia Tiranë, kanë abuzuar me ndërtimin e inceneratorit duke vepruar “si grup i strukturuar kriminal”.

“Me inceneratorin e Tiranës ka pasur veprime të paramenduara dhe planifikuara, duke nisur nga Edi Rama dhe Erion Veliaj, në dëm të interesit publik. Bëhet fjalë për një biznes ku shteti do të paguajë rreth 400 milionë euro tek privati që fshihet në parajsë fiskale dhe askush nuk e di kush është. Hetimi limonatë për barazi në tendera është tallje me djersën e shqitparëve,” – shkroi Gjata.

Prej vitit 2016 çështja e inceneratorëve në Tiranë, Fier dhe Elbasan mbetet temë e nxehtë mes opozitës dhe mazhorancës.

Opozita i ka cilësuar koncesionet për menaxhimin dhe trajtimin e mbetjeve me djegie si “aferë korruptive” me “shumëfishim kostosh” dhe “skemë e mundshme për pastrim parash”.

Në qershor të këtij viti aktivistë të shoqërisë civile të grupuar në Nismën Thurje kallëzuan në Strukturën e Posaçme Anti-korrupsion (SPAK) të gjitha koncesionet për dyshime korrupsioni.

Pano Soko, përfaqësues i Nismës Thurje, përmendi asokohe se një nga aksionerët e kompanive koncesionare po hetohej për korrupsion për investime të ngjashme në Zimbabve.

Momentalisht nuk ka njoftime zyrtare rreth hetimeve, ndërkohë që në gusht Euronews Albania pati mësuar se SPAK u kishte nisur shkresa institucioneve të përfshira si dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Sipas marrëveshjeve koncensionarët paguhen me para publike për çdo sasi mbetjesh që trajtojnë, mirëpo sikurse e ka deklaruar për Euronews Albania eksperti i mjedisit Lavdosh Ferruni, asnjë nga 3 inceneratorët nuk asgjëson me djegie mbetje, ndërkohë që jo të gjithë janë përfunduar së ndërtuari.

 

Lexoni gjithashtu:

Hetim për inceneratorët, SPAK vihet në lëvizje pas kallëzimit të Nismës “Thurje”

PD akuza Bashkisë Tiranë për përfshirje në pastrimin e parave të mafies italiane

Mbetjet e Durrësit, eksperti i mjedisit Ferruni: Politika aktuale vështirë të ndryshojë gjë

PD akuza qeverisë se mbylli landfillin e Porto Romanos për 100 milionë euro pazare me mafien e plehrave

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026