PD cilëson ”operacion manipulimi zgjedhor” ngatërrimet e adresave
Partia Demokratike e cilësoi “operacion manipulimi, shkelje të ligjit, Kushtetutës dhe të drejtës për të votuar”, problemin e denoncuar së fundmi nga dhjetëra qytetar për ndryshimin e adresave, ndërsa lajmëroi se ka bërë gati kallëzime në prokurori.
Përmes një deklarate për shtyp të ish-deputetit Enkeled Alibeaj demokratët ngarkuan me përgjegjësi ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile, Bledar Doracaj dhe çdo nëpunës që ata kanë urdhëruar.
“Zhvendosja masive e gjendjes civile, shpërndarja e anëtarëve të së njëjtës familje në zyra të gjendjes civile të qyteteve të ndryshme, është një makinacion për t’u pamundësuar këtyre qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit,” – u shpreh Alibeaj teksa theksoi se qeveria synon të dekurajojë qytetarët që të votojnë opozitën.
Alibeaj tha se PD-ja do të kallëzojë në prokurori ministrin Lleshaj, drejtorin Doracaj dhe nëpunësit e tjerë të përfshirë në këtë çështje.
Në një intervistë për Ilva Now të martën, drejtori Doracaj u shpreh i hapur për çfarëdolloj hetimi, por këmbënguli se çështja në fjalë nuk ndikon aspak në zgjedhje.
Ai theksoi se “askujt nuk i ka ndryshuar vendbanimi në zonat ku figurojnë për të votuar, por vetëm adresa” dhe se kjo u ka ndodhur “personave që kanë dy apo më shumë banesa dhe në momentin e verifikimeve nga grupet në terren janë gjendur në një nga këto banesa”.
“Qytetarëve u kërkohet me zero kosto financiare, të shkojnë në zyrat e gjendjes civile ku kanë vendbanimet dhe të çojnë një fotokopje të dokumentit të pronësisë së shtëpisë apo kontratës së qirasë, është e saktësueshme,” – tha Doracaj duke refuzuar ta konsiderojë gabim, apo korrigjim faktin se dhjetëra qytetarë kanë rezultuar pas konstatimeve në e-albania me adresa në qytete të tjera.
Lexoni gjithashtu;
Gabimi me adresat, Doracaj: S’ka ndryshim vendbanimesh, s’do ketë probleme për zgjedhjet
Kaosi me adresat, qytetarët ankohen se janë çregjistruar pa dijeninë e tyre
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut