Pse nuk ka drejtësi të pavarur? Ish-ministri i Drejtësisë tregon arsyet
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka treguar disa nga arsyet, se përse sipas tij, drejtësia në Shqipëri nuk është e pavarur.
Në një intervistë për Euronews Albania, Manjani u shpreh se një pjesë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, janë emëruar për të shërbyer politikisht.
Ndër të tjera, Manjani nënvizoi se ata e kanë kuptuar, se nuk kanë interes që qeverinë ta kenë armike.
“Disa janë formatuar kështu që në zgjedhje, janë vënë aty për të shërbyer politikisht. E dyta, ka njerëz që kanë halle, kanë punë, nevojë, kredira. E treta, askush nuk ka interes që ta ketë qeverinë armike. Pse duhet të dëgjojë ai nga mëngjesi deri në darkë o hajdut, o bandit, o vetting.
Koha ka treguar që nëse të qepet qeveria, të qepet kryeministri, fiton kryeministri. Sistemi është i shpartalluar. Kujtdo që i ka çuar fjalë kryeministri, që shiko, nëse nuk sillet ashtu si themi ne, do të kapë vettingu, e ka kapur vettingu. Këto janë fakte. Pse duhet që këta që janë në sistem, të bëhen heronj? Bëjnë punën dhe shkojnë në shtëpi”, theksoi Manjani.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta