Vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin, forcat RENEA arrestojnë 49-vjeçarin në Lezhë

16 Dhjetor 2022 | 11:19

Forcat RENEA kanë arrestuar 49-vjeçarin me iniciale B.P., i cili ishte në kërkim për vrasje të dyfishtë me armë zjarri.

Gjatë operacionit “Fundi i arratisë”, i shumëkërkuari u arrestua në një banesë të braktisur në Kaçinar, Mirditë.

49-vjeçari më 29 gusht vrau babanë dhe vëllain e ish-gruan në banesën e tyre, në Grykë-Zezë, Lezhë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë i ka caktuar 49-vjeçarit, në mungesë, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pas veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026