Berisha: Rama po asgjëson SPAK-un duke kërkuar Kondilin
Kryetari i PD, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeministri Edi Rama se po ndikon garën për kreun e ri të SPAK.
Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se me favorizimin që po i bën njërit prej kandidatëve, konkretisht Edvin Kondilit, Rama po asgjëson sistemin e drejtësisë.
“Bota e krimit darkon dhe drekon me eksponentë të krimit të organizuar që është në parlament. Ky është asgjësimi si kurrë më parë i sistemit të drejtësisë. Kurrë ndonjëherë nuk ka ndodhur. Urdhëroni tani, ish-drejtori i SHISH që e ka emëruar vetë, ia mbyll derën si bandit. Urdhëro shteti i tij. Tani do organin e akuzës, o Kondili o nuk ka, thotë. Duke diskredituar totalisht këtë institucion, duke e asgjësuar këtë institucion”, tha Berisha.
Kreu i ri i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të zgjidhet mes tre prokurorëve: Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili.
LEXONI GJITHASHTU:
- Berisha: Drejtuesi i SHISH ka marrë urdhër që të mos komunikojë me partnerët
- Berisha: Anëtarësia e PS nuk ka më asnjë zë te qeveritarët e saj
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta