Berisha sulmon Yuri Kim: Po mbron dështimin e reformës së Soros-it

16 Dhjetor 2022 | 12:50

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh në një konferencë për mediat se ambasadorja amerikane Yuri Kim po mbron minimalisht dështimin e reformës së Soros-it.

Për reformën në drejtësi, Berisha tha se Kim po mbron ‘mashtrimet që i ka bërë shefave të vet, ajo mbron veten sepse ka përdorur korrupsionin për të luftuar antikorrupsionin në Shqipëri’.

Deklarata e Berishës:

“Çfarë qëndron në themelin e betejës së Yuri Kim? Unë ju ftoj të lexoni, nuk gjeni sot në planet një vend të dytë, dhe unë kam bërë kërkime, nuk gjendet një vend të dytë ku një ambasadore të sillet siç sillet guvernatorja në Tiranë. Çfarë kujtoni se mbron ajo? Mbron në minumim dështimin e reformës së Sorosit në Shqipëri. Por mundet edhe më shumë.

Ajo mbron mashtrimet që i ka bërë shefave të vet, ajo mbron veten sepse ka përdorur korrupsionin për të luftuar antikorrupsionin në Shqipëri.

Ndaj dhe ajo nuk njeh kufi, ndaj edhe sillet. Po pse sillet në këtë mënyrë? Sepse e ka peng me dosjen Edi Rama.

Nuk ndodh kurrë në botë kjo. Nuk kam lexuar kurrë që në mënyrë kaq të paskrupullt, kaq jodinjitoze, kaq fyese për një popull dhe vend sovran, të sillet një përfaqësuese e vendit që konsiderohet partneri strategjik më i rëndësishëm.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026