Analisti Bushati për kreun e ri të SPAK-ut: Yuri Kim doli më e fituar se Edi Rama
Për analistin Andi Bushati, ambasadorja amerikane, Yuri Kim doli më e fituar se kryeministri Edi Rama në lidhje me procesin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK-ut, pasi Altin Dumani, ishte kandidati i preferuar i SHBA-ve.
Në një intervistë për Euronews Albania, Bushati nënvizoi se nga të dyja palët, Kim dhe Rama pati një tentativë për ta fituar me çdo kusht këtë garë.
Ndër të tjera, ai shtoi se kjo garë nuk ka qenë normale, pasi sipas tij, anëtarët e KLP-së nuk janë lënë të votojnë dhe të shprehen të lirë.
“Ka pasur lobing dhe presion të fortë. Ambasadorja vetë, pak ditë më parë tha që ne kemi kapur çdo anëtar të KLP-së. Pra, ka pasur një tentativë nga të dyja palët për ta fituar këtë garë për ta fituar këtë garë me çdo kusht dhe mesa duket, sot mund të themi që Yuri Kim është pak më e fituar se Edi Rama, por publiku nuk është i fituar, as me njërin, as me tjetrin.
Kjo nuk ka qenë një garë normale, nuk ka qenë një garë normale në sensin që nuk janë lënë anëtarët e KLP-së të votojnë dhe të shprehen të lirë. Mund të ketë shkuar nga lobingu, nderi tek sahantazhi dhe presioni i palëve të interesuara. Duhet të themi që kemi një rezultatë nga ana e kërshërisë dhe ankthit, por jo surprizë për publikun, se nuk besoj se publiku edhe pas kësaj ka fituar ndonjë gjë të madhe në raport me SPAK-un dhe reformën në drejtësi”, theksoi ai.
Altin Dumani është zgjedhur kreu i ri i SPAK-ut. Dumani mori 5 vota, ndërkohë Edvin Kondili 4 vota dhe 1 votë Adnan Xholi.
Në sallë mungonte 1 nga 11 anëtarët e KLP-së që votuan për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut.
Dumani i cili do të zërë vendin e Arben Krajës që nga e hëna e 19 dhjetorit, do të jetë në krye të SPAK-ut për 3 vitet e ardhshme.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta