SPAK tjetër operacion për ‘call center’, sekuestrohen 11 pasuri të paluajtshme

16 Dhjetor 2022 | 17:13

SPAK në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë ka zhvilluar një tjetër operacion kundër mashtrimit përmes ‘Call Center-a’.

Sipas njoftimit janë kontrolluar 13 ambiente, qendra thirrjesh dhe banesa, ku gjatë kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan, 162 pajisje kompjuterike (njësi kompjuterike, servera,DVR, etj), aparate celulare, si dhe 11 pasuri të paluajtshme në pronësi të shtetasve J.M dhe M.D.

“Hetimet nxorrën në dritë ekzistencën e një grupi kriminal që synonte kryerjen e mashtrimeve ndaj individëve të cilët mashtronin qytetarë të shumtë që banonin në Itali dhe në vende të tjera evropiane (Spanjë dhe Gjermani), të kontaktuar kryesisht përmes telefonit, i bindnin viktimat e tyre të investonin në instrumente financiare realisht inekzistente, me premtimin e normave të larta tëkthimit.

Në periudhën nga muajt e parë të vitit 2019 deri në verën e vitit 2020, është verifikuar që këto investime pilotoheshin në platformën e tregtimit financiar online CAPITAL COIN EXCHANGE e menaxhuar nga kompania DIRECT COIN LIMITED në Londër, e cila premtonte rendimente shumë të larta ekonomike.”-njofton SPAK.

Sakaq Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë caktuar masat e sigurisë  Arrest në burg për shtetasit: J.M dhe M.D., të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrim kompjuterik” në formën e grupit të strukturuar kriminal.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026