Champions League për femra, Vllaznia mposhtet nga Chelsea
Ekipi i Vllaznisë për femrat, luajti ndeshjen e radhës në Champions League, ku priti në transfertë vajzat e Chelsea.
Ndryshe nga ndeshja e parë mes dy skuadrave, ndeshja e zhvilluar në ‘Loro Boriçi’ tregoi një formë të mirë fizike dhe teknike të futbollisteve shkodrane, pavarësisht humbjes.
Ndeshja përfundoi 0–4 për skuadrën londineze. Në përfundim të ndeshjes trajneri Nikolin Leka u shpreh i kënaqur me lojën e zhvilluar nga kampionet e Shqipërisë.
“Si shkoi loja sot, shpresonim që rezultati të ishte më i ngushtë. Megjithatë, duke parë disnivelet midis ekipeve, është normale që të humbësh. Është e parashikueshme ajo pjesë, por në përgjithësi unë jam i kënaqur me lojën që bënë vajzat, sidomos në fazën defensive. Ne e kemi thënë gjithmonë që jemi ekip i ri. Nuk mund të pretendojmë më tepër dhe gjithë këto ndeshje janë eksperiencë. Megjithatë, them që nga ndeshja në Londër me Çelsin, ne kemi rregulluar shumë pjesë ku çalonte ekipi. Kemi luajtur mirë taktikisht. Unë jam i kënaqur dhe i falënderoj shumë ato vajza”, tha Leka.
Për menaxheren e Chelsea, Ema Hayes, kualifikimi në fazën e ¼ vjen i plotë tashmë, pasi kanë mësuar nga gabimet e tyre të mëparshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor