Projektligji | Ndalohet zjarrvënia e tokave bujqësore pa leje, nga prilli në nëntor
Zjarret që bien në verë po bëhen të pashmangshëm në vendin tonë, dhe përveç dëmit që shkaktojnë në pyje, kullota e zona të tjera, sjellin probleme edhe për qytetarët e turistët.
Për të frenuar këtë fenomen, deputeti Erjon Braçe propozon një sërë masash, të cilat janë konsultuar me specialistëtë të bujqësisë dhe teknikë.
Në projektligj, kërkohet të ndalohet djegia e kashtës, shkurreve e barërave nga 1 prilli deri në 30 nëntor dhe në pjesën tjetër të vitit, fermerët duhet të marrin leje para se ndezin mbetjet bujqësore.
Drafti përfshin rregulla të forta edhe për vendet ku do të ndizet zjarri në raport me zonën e banuar dhe kohën e cila duhet të kufizohet brenda orarit 8 deri në 16:00.
“Propozimi nuk ka kosto financiare qe ngarkojne buxhetin e shtetit me shpenzime shtesë. Po ashtu, nuk ka kosto as per fermeret, pasi ekzistojne alternativa per perpunimin dhe kthimin e mbetjeve te te korrave apo pemtoreve dhe vreshtave ne bio-energji, pra nga nje element ndotes, ne nje element perfitues per fermerin dhe vendin”, argumentohet në dokumentin e dërguar në Kuvend.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet