Çështja Babale, shtyhet sërish seanca ndaj deputetit Salianji
Në Gjykatën e Apelit në Tiranë është shtyrë sërish seanca ndaj deputetit Ervin Salianji, i akuzuar për çështjen Babale.
“Sot në datë 19.12.2022, ora 13:00, në Gjykatën e Apelit Tiranë, është planifikuar për t’u gjykuar çështja penale me të pandehur Ervin Salianji. Për arsye të mosformimit të trupit gjykues, gjykimi i çështjes nuk do të mund të vijojë”, thuhet në njoftim.
Salianji u shpall fajtor për veprën penale ‘kallëzim i rremë’ në lidhje me çështjen “Babale”, ku u dënua nga gjykata e Shkallës së Parë me 1 vit burg.
Në Apel e ka çuar çështjen dhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili u dënua me 6 muaj burg të konvertuar në 100 orë shërbim komuniteti.
Nëse Apeli do të konfirmojë vendimin e Shkallës së Parë, deputeti Salianji, rrezikon burgun.
LEXONI GJITHASHTU:
- Çështja Babale, shtyhet për herë të katërt seanca ndaj deputetit Salianji
- “Mendon se më kërcënon me një gjyq”, Salianji: Rama ka frikë nga protesta
- E rikthyen në qeli ish-deputetin, avokati i Alqi Bllakos: Rekurs në Gjykatë të Lartë
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet